Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë në kampin e KFOR-it gjerman në Prizren, të shndërruar në Park Inovativ.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it i janë dhuruar Kosovës.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës dhe se qeveria do të vazhdojë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar.
Postimi i plotë:
Si dëshmi e kujdesit të vazhdueshëm të Gjermanisë për popullin tonë, rreth 2 milionë euro pajisje dhe teknologji të Bundeswehr-it, sot i janë dhuruar Kosovës. Këtë paradite, së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar, në Kampin ushtarak në Prizren e filluam vizitën e punës me nderime te memoriali i ngitur për ushtarët gjermanë që kanë shërbyer në Kosovë për paqe. Parku Inovativ – Trajnues, i cili po shndërrohet në një adresë të fuqishme të shtetit gjerman në vendin tonë, ka arritur në fazën finale. Krijimi i këtij Parku, ku do të qëndrojë përherë i ngritur lartë flamuri gjerman, është një bazë e fortë e miqësisë Kosovë-Gjermani. Duke qenë se Gjermania është pikëmbështetja strategjike e Kosovës, si Qeveri vazhdojmë përkushtimin që të dinamizohet bashkëpunimi i gjithanshëm me Berlinin zyrtar. Populli i Kosovës, përjetësisht mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman.
RH
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...