Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) po i nxjerr në shitje pronat e uzurpuara, ndonëse kohë më parë tashmë ish-drejtori i këtij institucioni Ekrem Hajdari ishte zotuar se Agjencia që drejtoi ai ka arritur t’i lirojë të gjitha pronat para se ato të nxirren në privatizim.
Se pronat e uzurpuara janë nxjerrë në shitje edhe në valën e fundit të likuidimit e konfirmon edhe zyrtari për medie në këtë institucion Ylli Kaloshi, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Ekrem Hajdari kohë më parë kishte deklaruar se të gjitha pronat të cilat janë nxjerrë në shitje nëpërmjet valëve të fundit të likuidimit janë të liruara nga uzurpatorët, mirëpo në realitet po ndodh e kundërta. Në valën e 42-të të likuidimit së paku dy prona që janë nxjerrë në shitje janë duke u shfrytëzuar nga persona të panjohur për AKP-në.
Në këtë valë të likuidimit janë nxjerrë në shitje edhe tokat e ndërmarrjes shoqërore “Produkti” në Skenderajt, të cilat gati dy dekada janë duke u shfrytëzuar nga persona të panjohur për AKP-në.
Gazeta “Zëri” ka kërkuar informacione nga AKP-ja për pronat e uzurpuara që po vihen në shitje. Zyrtari për informim në këtë institucion Ylli Kaloshi ka konfirmuar se në mesin e pronave që janë vënë në shitje ka toka bujqësore, të cilat shfrytëzohen nga palë që janë shfrytëzues të paligjshëm e që nuk kanë mundur t’i identifikojnë.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele