Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.
I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zariqi, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg ndërsa edhe i akuzuari i tretë është gjetur fajtor.
I akuzuari tjetër, Fahri Retkoceri është liruar nga akuza ndërsa Hasim Vishesella është dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndvrrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza.
Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.
Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku./arbresh.info
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...