Google ADS

Policia i kthen në Shqipëri shtatë persona, po hynin ilegalisht në Kosovë

09:41 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Policia njofton se në Morinë të Gjakovës është ndalur nga policia, një furgon me tabela vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull (shqiptar), i cili ka transportuar nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës, gjashtë pasagjerë meshkuj dhe një femër të dyshuar shtetase të Shqipërisë.

Të dyshuarit (pasagjerët) kufirin e kanë kaluar në këmbë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit shtetas shqiptar pas arrestimit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje Gjakovë, ku i janë shqiptuar dënimet me gjobë.

Me urdhër të gjykatës, shtetasit shqiptarë janë dërguar deri në pikën kufitare Vërmicë e më pas kanë kaluar në territorin e Republikës së Shqipërisë. I dyshuari, vozitësi vazhdon të hetohet nga hetuesia e DRPK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme