Google ADS

Zgjedhjet në SHBA: Shuplakë apo konfirmim i politikës së Trumpit

09:22 | 5 Nëntor 2018
arbresh.info

Presidenti amerikan, Donald Trump është në elementin e tij – prej javësh ai është në turne, gati çdo ditë në fushatë zgjedhore. Si një boksier në ring i shijon ai daljet publike para mijërave fansave. Ky është testi i parë mbarëkombëtar si për Trumpin ashtu edhe republikanët. Mesazhet e tij janë të thjeshta, që të mbahen mend: Demokratët e vrasin mendjen për karvanët, republikanët për punë.”

Janë dy tema, me të cilat Trump dhe republikanët e kanë arritur avantazhin e demokratëve në fushatë: lufta kulturore për kandidatin e Trumpit për gjykatës, Brett Kavanaugh që i barazoi demokratët me demonstruesit e zemëruar në kapitolin amerikan. Akoma më efektive janë pamjet e përditshme televizive të karvanëve me migrantë nga Amerika Qendrore, me të cilat Trump, qëllimisht nxit frikën: Një valë imigrantësh ilegalë ka marrë drejtimin për në Amerikë, paralajmëron ai. Por demokratëve nuk iu bëhet vonë, se po e shkatërrojnë Amerikën.

USA Trump Yellowstone International Airport (Reuters/C. Barria)

Sërish Trump i thyen rregullat që kanë vlejtur për të gjithë presidentët amerikanë. Ai nuk kërkon votuesit e qendrës apo të pavarurit. Për shkak se tradicionalisht pjesëmarrja në zgjedhjet për kongresin është e ulët, Trump kërkon më së shumti të ndezë përkrahësit e tij, që të shkojnë drejt kutive të votimit. Me sa duket me sukses. Sepse prej disa javësh demoskopët vërejnë një rritje të ndjeshme të motivimit tek votuesit republikanë.

Mbijetesë politike për Donald Trump

Tani nuk po flet më njeri për një shuplakë për Trumpin dhe një „valë blu” suksesi për demokratët. Megjithatë demokratët kanë shanse të mirë të paktën të rimarrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Në senat me gjasë, republikanët do ta zgjerojnë shumicën, sepse në zgjedhje kanë dalë kryesisht senatorë nga rajonet rurale. Nëse të dyja dhomat e kongresit bien në duar të demokratëve, kjo do të kishte pasoja të rrezikshme për Donald Trump. Politologu David Barker nga Universiteti Amerikan i Uashingtonit thotë se „për Trump bëhet fjalë për mbijetesën politike. Nga dita e parë atë e kërcënon një procedurë për largimin nga posti. Kjo mund të ndodhë, nëse demokratët e arrijnë shumicën në kongres.”

USA Miami | Wahlkampf Demokratische Partei - Barack Obama, ehemaliger Präsident (Reuters/J. Skipper)Nëse demokratët e marrin edhe Dhomën e Përfaqësuesve atëherë ata marrin edhe postin e kryetarit të dhomës. Ata do të kishin të drejtën për të zbardhur skandale të mundshme të presidentit e mund të inicionin një projektligj për t‘ia mundësuar hetuesit të posaçëm, Robert Müller të vazhdojë detyrën. Donald Trump nuk do të qeveriste kaq thjesht si tani.

Tradicionalisht përvoja të mëson se zgjedhjet për kongresin kanë qenë kudnër presidentit të mandatuar. Para katër vitesh Obama pësoi një humbje të ndjeshme. Edhe George W. Bush dhe Bill Clinton duhet të pranonin dështime në kohën e qeverisjes së tyre. Trump kërkon të mënjanojë një shuplakë të tillë me çdo kusht. Prandaj ai këto javë po lufton me të gjitha mjetet. Që demoskopët të kuptojnë, se parandenja e tij për atmosferën në vend është më e saktë, se sa parashikimet e demoskopëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme