Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz pritet që mbrëmjen e sotme të arrijë në Kosovë.
Pas një vizite në Serbi, kancelari austriak në Kosovë do të zhvillojë edhe disa takime me udhëheqësit e Kosovës, përgjatë ditës së martë.
Ai pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Sipas APA temat të cilat do të diskutohen në këto takime janë: Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, perspektiva evropiane e Kosovës si dhe çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Po ashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të zhvillojë takime edhe me ushtarët austriakë të KFOR-it.
Në njoftimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit të Austrisë u tha se ai gjatë vizitës në Serbi dhe Kosovë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve, duke inkurajuar edhe vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Austriake.
Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor” thuhet raportimin e APA-s./arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...