Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit.
Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë Bashkimit Evropian, shkruan Zeri.
Ndonëse zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë pohuar se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vëna për liberalizim, vendimi për heqje vizash nuk është i sigurt se do të merret as brenda këtij viti. Përkundrazi, tashmë është paralajmëruar se ky proces mund të mos finalizohet deri në vitin 2020.
Në anën tjetër ata që vazhdimisht kanë dhënë data për heqjen e regjimit të vizave tani kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Eevropian.
Derisa kryeparlamentari Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se mosliberalizimi i vizave do të ishte racizëm, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëse nuk ka një vendim pozitiv rreth vizave këtë vit, atëherë Bashkimi Evropian do ta humbasë besimin e institucioneve të Kosovës.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...