Google ADS

Gjuha kroate në UP

07:44 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sot në Fakultetin e Filologjisë fillon kursi i gjuhë kroate me profesoreshën nga Universiteti i Zagrebit, Ivanqica Bankoviq-Mandiq.

Në hapje të këtij kursi do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovi, ndërkaq nikoqire e saj do të jetë Linditë Sejdiu Rugova- dekane e Fakultetit të Filologjisë.

Sipas ambasadës kroate, një moment i tillë shënon një kthesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërakademik ndërmjet të dyja institucioneve meqë edhe nga marsi 2019, në Universitetin e Zagrebit do të fillojë të mbahet kursi i shqipes për nevoja të gjuhësisë nga profesorët e departamentit të Gjuhës shqipe nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme