Dallga 6 metra hyn brenda lokalit, punonjësit përpiqen të shpëtojnë

00:09 | 5 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Moti i keq që ka prekur Italinë ka shkaktuar deri tani 17 viktima, nga të cilat 2 rezultojnë fëmijë. Ndërkohë në media dhe rrejtet sociale po qarkullojnë pamje dhe imazhe nga katastrofa natyrore.

Një video e shpërndarë në rrjet, tregon se si stuhia arrin të ngrejë dallë deri në 6 metër lartësi. Në video shihet se dallga hyn furishëm në një lokal në zonën e Arenzanos pranë Genovas, duke shkatërruar gjithçka.

Ndërkohë punonjësit, edhe pse përpiqen të mbyllin derën e kanë të pamundur ta ndalin furinë dhe përpiqen t’i shpëtojnë valës së ujit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme