Turizmi dhe tradita, panairi i vjeshtës në Dibër

23:01 | 4 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Bashkia Dibër do të zhvillojë në fillim të tetorit një panair me prodhimet më të mira bio, ekspozitë fotografie, panair i librave të botuesve dibranë, destinacione turistike, argëtim, muzikë dhe mbi të gjitha, gatime tradicionale.

“Ti gëzohemi vjeshtës, prodhimeve, natyrës dhe mikpritjes dibrane. Prodhimet më të mira BIO në panair, dhe për ju që doni të shpenzoni këto ditë vjeshte, në Dibër, do të argëtoheni me muzikë dhe gatime tradicionale në Peshkopi”, shprehet bashkia.

Po ashtu, bashkia Dibër shpalos aktivitetet e panairit tashmë të përvitshëm.

“Ekspozite fotografish të vjetra, panairi i librit të botuesve Dibranë, aktivitete për fëmijët dhe turet e shëtitjeve të organizuara në 9 destinacionet kryesore turistike të Dibrës, duke filluar nga Mali i Korabit, Kanioni Setës, Bjeshka e Hinoskës, konionet e Drinit, mali i Kërcinit, Lugina e Sherimit dhe në Peshkopinë turistike qe se keni parë herë tjeter! Nuk ka të tjera si Prodhimet e Dibrës!”, shprehet bashkia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme