Të gjithë përjetojmë probleme me stomakun herë pas herë. Qofshin këto intoleranca nga ushqimet që hamë apo gjendje të tjera, arsyet mund të jenë të shumta.
Dhimbjet mund të vijnë nga gastriti, refleksi acid, intoleranca ndaj laktozës, stresi, dehja etj. Nëse përballeni me një dhimbje stomaku, nuk është nevoja të merrni mjekime. Mund ta qetësoni fare mirë me këto tre ushqime:
Xhinxheri ka një ndikim të mahnitshëm në shëndetin tonë të stomakut. Redukton inflamacionin ashtu si aspirina, ibuprofeni ose anti-inflamatorë të tjerë. Promovon qarkullimin e gjakut që ndihmon në tretje më të mirë. Ai ndihmon që ushqimi të rrjedhë pa probleme nëpër traktin digjestiv, i cili na lejon të absorbojmë më shumë lëndë ushqyese. Parandalon gazrat dhe relakson muskujt e brendshëm të zorrëve, gjë që na jep lehtësim nga dhimbja e stomakut.
Edhe pse kjo tingëllon pak e pabesueshme, të ngrënit e një luge gjelle me mustardë bashkë me ushqimin tuaj të përditshëm mund të jetë një shtesë vërtetë e mirë për dietën tuaj. Ajo ka disa efekte të forta anti-inflamatore dhe anti-acide të cilat mund të zvogëlojnë apo edhe të shërojnë dhimbjet tuaja të stomakut.
Së bashku me pataten, tërshërën dhe ushqime të tjera me niseshte, orizi ndihmon të “mbulojë” stomakun, të lehtësojë tretjen dhe ka një efekt qetësues. Ushqime të tilla nuk qëndrojnë gjatë në stomak dhe nuk stimulojnë acidin refluks.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...