Një vajzë e re franceze e cila është shtatzënë ka postuar një video në Youtube në përpjekje për të gjetur babain e vërtetë të fëmijës së saj.
Natalie Amyot nga Parisi, transmeton arbresh.info, është kthyer në Mooloolaba të Australisë ku kishte kaluar një natë të paharruar me një njeri me të cilin kishte rënë në dashuri sapo e kishte parë.
Ajo kishte fjetur me këtë njeri vetëm një natë para se të kthehej për në Francë pas një qëndrimi tremujor që kishte bërë në Australi.
Ky njeri, për të cilin ajo dyshon se është babai i fëmijës së saj, është i gjatë 183 centimetër, me sy të kaltër, flokë të verdha dhe zeshkan.
Natalie e kishte humbur telefonin pak pasi ishte kthyer në Paris nga Australia dhe më pas kishte zbuluar se ishte shtatzënë.
Në videon e postuar në Youtube, ajo thotë se ajo nuk ka familje dhe se kërkon nga njerëzit që ta ndihmojnë të gjejë djaloshin për të cilin pretendon se është babai i fëmijës së saj./arbresh.info.
https://www.youtube.com/watch?v=CclLoM-sADk
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...