AC Milani është duke menduar seriozisht rikthimin e sulmuesit të LA Galaxys, Zlatan Ibrahmovic, në mekraton e muajit janar për t’i ndihmuar atyre të sigurojnë një pozitë që i garanton kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Suedezi, i cili u largua nga AC Milani për Paris Saint Geraminin, iu bashkua më pas Manchester United dhe La Galaxys, ku thuhet se nuk është i lumtur në MLS dhe është duke menduar rreth rikthimit të mundshëm në Evropë, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘La Gazzetta dello Sport’, gruaja e Ibrahmovicit, Helena Seger, do të ishte më se e lumtur për rikthim në qytetin italian sërish.
“Pa Ibran, nuk ka festë”, kanë thënë tifozët e Milanit dhe në fakt, ai mund të jetë një përforcim vendimtar për t’i ofruar kualitet në sulm trajnerit Gennaro Gattuso, i cili aktualisht ka në dispozicion vetëm sulmuesin Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone.
Ndërkohë, “Rossonerët” nuk e kanë fshehur kurrë interesimin e tyre për të sjellë Ibrahimovicin në stadiumin San Siro dhe drejtori i klubit Loenardo është duke u përkujdesur madje në aspektin ekonomik të marrëveshjes.
Disa kalkulime duhet të kryhen për shkak se problemi kryesor duket të jetë marrëveshja e Milanit në lidhje me FFP. Klubi tashmë ka shpenzuar rreth 35 milionë euro në 21-vjeçarin Lucas Paqueta, i cili do të arrijë në janar dhe prandaj nuk do të jetë në gjendje për të shtuar më shumë buxhet.
Megjithatë, transferimi i Zlatanit do të ishte shumë i përshtatshëm për shkak se ai është aktualisht në marrëveshjen 1.5 milionëshe me skuadrën në Galaxy, plus pagesat nga sponsorët prej më shumë se 4 milionë, prandaj paga e tij nuk do të ketë ndikim të madh në bilancin financiar të klubit.
Brenda 85 ndeshjeve me AC Milanin, Ibrahimovic shënoi 56 gola dhe bëri 22 asistime./arbresh.info/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...