Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shtetasin gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati Asdren Hoxha, i cili ka paralajmëruar ankesë kundrejt këtij vendimi, pasi që sipas tij, vendimi është i pabazuar në prova dhe se Gjykata ka vendosur vetëm në bazë të kërkesës së INTERPOL-it.
“Ne do të bëjmë një ankesë, do ta kundërshtojmë atë vendim, pasi që njëherë për njëherë nuk ka prova. Është caktuar paraburgimi vetëm në bazë të kërkesës dhe shpresojmë që nuk do të mund të argumentohet ajo çështje”, tha avokati Hoxha.
Tutje avokati tha se së bashku me klientin e tij e kanë kundërshtuar kërkesën për ekstradim, pasi që sipas avokatit klienti i tij nuk është i përfshirë në veprat penale për të cilat dyshohet.
“Ne e kemi kundërshtuar. Ai e ka kundërshtuar kërkesën për ekstradim duke e konsideruar veten se nuk është i përfshirë në atë vepër penale atje në Gjermani. Ai ka qenë në Kosovë në mënyrë krejt të rregullt mirëpo Gjykata ka vendosur për paraburgim derisa shteti gjerman të bjerë një kërkesë zyrtare për dokumentacionin në fjalë dhe kërkesën për ekstradim”, tha për KALLXO.com avokati Asdren Hoxha.
Shtetasi gjerman është arrestuar të premten në orët e mbrëmjes, me kërkesë të autoriteteve gjermane nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “falsifikim i parasë” dhe “trafikim me narkotik”./kallxo.com/
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...
Shpërthimi në veri: Osmani takon Maqedoncin, Jasharin dhe Aj...
Maqedonci: Akti kriminal në veri ka qenë i planifikuar, sulm...