Leo Messi i përfshirë në skuadrën për ndeshjen kundër Interit

15:35 | 4 Nëntor 2018
Arbresh Info

Kampioni i La Ligas, Barcelona ka njoftuar për skuadrën e tyre në dispozicion që udhëton për ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Interit.

Inter vs Barcelona

“Blaugranët” do të përballen mbrëmjen e së martës në San Siro me një rival mjaftë të vështirë në kuadër të xhiros së katërt në Grupin B në UEFA Ligë të Kampionëve.

Dy skuadrat janë takuar në Camp Nou javën e kaluar, ku nikoqirët siguruan fitore me rezultat 2 me 0 falë golave nga Rafinha dhe Jordi Alba, transmeton portali arbresh.info.Të dy skuadrat kanë qenë në formë impresive që nga ndeshjet e tyre të fundit. Nikoqiri i ndeshjes të së martës, Interi mposhti Lazion dhe Genoan duke shënuar në përgjithësi tetë gola.

Ndërkohë, Barcelona pas fitores befasuese me rezultat 5 me 1 në El Clasico kundër Real Madridit dhe fitores në Kupë të Mbretit në Cultural Leonesa, ata regjistruan edhe një super përmbysje të rezultatit mbrëmjen e kaluar kundër Rayo Vallecanos.

Rikthimi i Leo Messit

Ajo që e ka bërë edhe më impresive formën e fundit të kampionit spanjoll ka qenë mungesa e Leo Messit.

Por, superylli argjentinas është parë në stërvitje dhe tani edhe është përfshirë në skuadrën që udhëton për ndeshjen e ardhshme mjaftë të rëndësishme në kuadër të kompeticionit më të madh për klube në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Messi ka qëndruar jashtë fushës për më shumë se dy javë si pasojë e thyerjes së dorës që nga ndeshja kundër Sevillas më 20 tetor.

Ashtu siç pritej nga të gjithë, argjentinasi besohej se do të mungoj edhe në ndeshjen e së martës në San Siro.

Sidoqoftë, emri i Messit figuron në skuadrën e njoftuar nga Barcelona pak minuta më pak së bashku me mesazhin që 31-vjeçari ende nuk ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1059075570187886592

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme