Solari: Vinicius Jr ka një të ardhme të madhe në Real Madrid

14:25 | 4 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ka një të ardhme të madhe në Real Madrid, sipas trajnerit të përkohshëm Santiago Solarit.

Komentet e Solarit erdhën pas fitores së klubit me rezultat 4 me 0 në Kupë të Mbretit ndaj Melillas të mërkurën, në të cilën 18-vjeçari krijoi dy asistime dhe bëri një paraqitje të shkëlqyer atë mbrëmje, transmeton portali arbresh.info.

Performanca e tij bëri që tifozët të kërkojnë nga Solari ta përfshij ish lojtarin e Flamengos në njëmbëdhjetëshen startuese për ndeshjen e ‘Los Blancos’ në La Liga kundër Real Valladolidit të shtunën.

Solari i rezistoi joshjes, por e inkuadroi atë nga bankina dhe talenti regjistroi golin e tij të parë në fitoren mjaftë të rëndësishme me rezultat 2 me 0 të Real Madridit duke i dhënë fund pesë ndeshjeve të tyre në ligë pa fitore.

Duke folur pas ndeshjes kundër Melillas, Solari tha:

“Vinicius ka një të ardhme të madhe para tij, por ai është shumë i ri”

“Ju duhet ta kujtoni se ai është vetëm 18 vjeç dhe sapo ka arritur te klubi i ri, në një vend të ri, në një stil të ri loje dhe në një mënyrë të re jetese”

“Ai do të vazhdoj të zhvillohet dhe të kthehet në një shumë shumë të mirë, jam i sigurt se të gjithë duhet të shfaqin durim me të”

Efekti Solari në Real Madrid

Pas fillimit të tmerrshëm të sezonit, i kulminuar nga poshtërimi në El Clasico me rezultat 5 me 1 në Camp Nou së fundmi, Julen Lopetegui ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit pavarësisht se mori detyrën gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Qysh pasi mori drejtimin e skuadrës si një trajner i përkohshëm. Solari i ka siguruar Real Madridit fitoren 4 me 0 dhe 2 me 0 ndaj Melillas dhe Valladolidit, gjë që do të thotë se ata tani kanë mbajtur tri herë portën e pastër këtë sezon në tri ndeshjet e fundit.

Sfida e ardhshme e Solarit është takimi si mysafirë ndaj Viktoria Plzenit në Ligë të Kampionëve të mërkurën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme