Gjatë kontrollit – bastisjes në një lokal të paregjistruar në Ferizaj, ku dyshohej për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, Policia ka hasur 10 persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.
Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në rr. “Liman Reka”, në Ferizaj.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1350 çipa në vlera të ndryshme me të cilët kishin qenë duke luajtur personat e dyshuar si dhe 1290€ para.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili e ka cilësuar rastin dhe është duke u hetuar./arbresh.info/
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...