Google ADS

Buffon: Juventusi nuk do ta fitoj Ligën e Kampionëve për shkak të Lionel Messit

13:24 | 4 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sipas portierit legjendar Gianluigi Buffon, ndikimi i Cristiano Ronaldos nuk do të jetë i mjaftueshëm për Juventusin për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ronaldo kaloi nga Real Madridi në Juventus gjatë verës duke lënë rivalitetin e tij me Lionel Messin prapa në proces, transmeton portali arbresh.info.

Për shumë vite, dyshja e jashtëzakonshme kanë luftuar për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit dhe kanë ndarë Topin e Artë me njëri-tjetrin që nga viti 2007.

Kalimi i Cristiano Ronaldos në Juventusi i ka ngjallur shpresat “Zonjës së Vjetër” për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Por, Buffon mendon se ndikimi i Messit bënë që Barcelona të jetë udhëheqëse e garës për çmimin e madh duke marrë parasysh se reprezentuesi argjentinas është sipas tij “lojtari më i mirë në botë”. Duke diskutuar për edicionin e PSG-së në Ligë të Kampionëve deri tani, ai ka thënë:

“I kam shikuar tri ndeshjet e para të PSG-së në TV nga zhveshtorja, jo nga stadiumi”

“Vuaj shumë. Ndeshja ndaj Napolit do të jetë e vështirë, Ancelotti e ka përmirësuar Napolin, ata kanë siguri që nuk e kanë ditur se i kanë”

“Pas ndeshjes kundër Real Madridit [sezonin e kaluar], unë isha shumë i zemëruar”

“Nuk e dija se çfarë të thoja, u shfaq Buffoni i ri”

“Kush është favorit për Ligë të Kampionëve? Duhet të themi Barcelona sepse ata kanë lojtarin më të mirë në botë”

“Më pas Juventusi që ka nënshkruar me lojtarin tjetër që konsiderohet më i miri”

“E ardhmja juaj? Dua të luaj deri në momentin kur jam kompetitiv. Isha me fat që kam pranuar oferta nga shumë klube të mëdha dhe dua të vazhdoj. Kam kohë për tu tërhequr”

Ronaldo dhe Lionel Messi kanë shijuar të dy suksesin në Ligë të Kampionëve.

Ylli i Juventusit ka fituar çmimin për herë të parë gjatë kohës së tij në Manchester United në vitin 2008, ku ai shënoi në finalen e fituar ndaj Chelseat. Ai ka fituar katër herë trofeun në Real Madrid.

Messi ka siguruar gjithashtu katër herë kompeticionin më të madh për klube në Evropë gjatë kohës së tij te Barcelona – në vitin 2006, 2009, 2011 dhe 2015./arbresh.info/

Të ngjashme