Google ADS

Ministria e Punëve të Jashtme demanton edhe një herë Daçiqin: Grenada nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

10:14 | 4 Nëntor 2018
V. S.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili po pretendon se edhe Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë për lajmi.net se këto lajme janë të pavërteta dhe se Kosova ka marrëdhënie diplomatike me shtetin e Grenadës.

“Ne kemi marrëdhënie diplomatike me Grenadën dhe një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë. Deklarata të tilla nuk mund ta dëmtojnë Kosovën dhe asnjëherë asnjë proces nuk mund ta dëmtojnë”, ka thënë Zyberaj.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që  deklarata të tilla vijnë nga Beogradi.

Gjithnjë sipas Daçiq, tërheqjen e njohjes së Kosovës më herët e kanë bërë edhe tetë shtete tjera.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjherë nga diplomatë të po atyre vendeve.

Nga MPJ, këto deklarata janë cilësuar vazhdimisht si propagandë e Beogradit./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme