Transformimi i FSK-së në ushtri po vazhdon të mbetet temë kryesore e skenës politike në Serbi.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një intervistë për “Alo”, ka thënë se tentativat për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës sipas tij janë shkelje e marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
“Përgjegjësi kryesor për ruajtjen e sigurisë në Kosovë është KFOR-i. Është një arsye se pse Prishtina po dëshiron ta formojë ushtrinë dhe ajo është shkelja e ligjeve dhe dëshirës për raporte normale”, ka thënë Gjuriq.
Madje Gjuriq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që mos t’i bashkohen kësaj force.
“Serbët nuk duhet të marrin pjesë në një projekt të tillë, sepse do të bëheshin armë në duart e armiqve tanë”, ka thënë ai.
Gjuriq foli edhe për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për të cilën tha se çdo veprim i njëanshëm i Prishtinës mund të ndikojë në situatën e sigurisë në atë pjesë.
Ai në këtë intervistë vazhdoi me akuzat e tij ndaj udhëheqësve kosovarë, duke aluduar në mos respektimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Kujtojmë, se si pasojë e presionit nga Beogradi, FSK-në tashmë e kanë lëshuar dhjetëra pjesëtarë të komunitetit serb./Lajmi.net/
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...