Fansat kanë vite që shpresojnë se një ditë grupi i famshëm Spice Grils do të ribashkohet dhe ja më në fund, dita e tyre e shumëpritur erdhi.
Spice Girls kanë vendosur të ribashkohen të hënën dhe të shpallin një ‘turne të madh në Mbretërinë e Bashkuar’.
Ikonat e viteve ’90 kanë regjistruar fshehurazi një video mesazh që do të transmetohet pas dy ditësh, sipas “The Sun”.
Grupi i vajzave është gati të nisë një turne me tetë shfaqje. Geri Horner, Melanie Chisholm, Melanie Brown dhe Emma Bunton do të bashkohen. Por pa Victoria Beckham në shfaqjen Jonathan Ross më 11 nëntor, sipas “Billboard”.
Megjithatë, Victoria ka treguar se nuk u mban mëri shoqeve të saj të vjetra dhe madje ka publikuar një foto me Mel C në Gala Global Gift të premten.
“Jam krenare për performancën fantastike të @ melaniecmusic sonte! X #friendshipneverends #girlpower, puthje VB”, shkruan ajo.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...