Zbulohen detaje te reja nga rasti i motrave saudite

22:00 | 3 Nëntor 2018
Arbresh.info

Familja e tyre në shtetin e Virxhinias i kishte parë vajzat e tyre për herë të fundit në vitin 2017

Policia e qytetit të Nju Jorkut thotë se dy motra saudite, trupat e të cilëve dolën në breg të lumit Hudson të Manhatanit, mund të kenë kryer vetëvrasje.

Dermot Shea, shefi i Departamentit të Policisë në Nju Jork, tha se Tala Farea, 16 vjeç dhe Rotana Farea, 23 vjeç, njoftohet të kenë preferuar të kryejnë vetëvrasje sesa të ktheheshin në Arabinë Saudite.

Zoti Shea tha se vajzat e reja ndoshta “hynë në ujë të gjalla”.

Trupat e tyre u gjetën bashkë, të lidhura me shirit në mes dhe këmbë, tha policia.

Bazuar në prova filmike, dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe blerjet me kartat e krediti për ushqim, hotel dhe transport, policia thotë se nuk ka gjasa që në vdekjen e motrave të jenë përfshirë persona të tjerë.

Vajzat, të cilat kishin jetuar në SHBA për rreth tre vjet, mund të kenë qenë subjekt i abuzimit fizik dhe mund të kenë kërkuar azil. Familja e tyre në shtetin e Virxhinias i kishte parë vajzat e tyre për herë të fundit në vitin 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme