Disa ditë më parë dy shqiptarë teksa po përpiqeshin t’i shpëtonin policisë me makinën e tyre të vjedhur plagosën pesë persona.
Fillimisht dy shqiptarët refuzuan t’i ndalonin policisë dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundravajtje në një rrugë. Si pasojë, u aksidentua një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me bicikletë u aksidentuan nga makina e shqiptarëve.
Siç edhe shihet në videon e publikuar nga mediat italiane, pas aksidentit shqiptarët u larguan menjëherë nga makina e tyre e vjedhur.
Njëri prej tyre ia doli që t’i shpëtonte policisë, ndërsa tjetri vazhdon të kërkohet nga autoritetet italiane. 35-vjeçari i kapur ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte kapur edhe më parë për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe rezistencë ndaj forcave policore.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...