Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë pasi ishte dënuar nga shteti i tij me 11 vjet e 6 muaj burg.
Pasquale Scalise, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.
47 vjeç, banues në Itali “ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”, informoi sot policia e Tiranës.
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën 47 vjeçarin dhe e arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë