Google ADS

Perez: Real Madridi është në gjendje ende për të fituar gjithçka këtë sezon

16:37 | 3 Nëntor 2018
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se ‘Los Blancos’ janë ende në gjendje për të pasur sukses në të gjitha fronet pavarësisht problemeve në fillim këtë sezon.

Real Madridi qëndron në pozitën e nëntë në La Liga para ndeshjes kundër Real Valladolidit, ku trajneri i përkohshëm Santiago Solari drejton gjigantin për herë të parë që nga shkarkimi i Julen Lopeteguit, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Jose Mourinho flet për të ardhmen e Anthony Martial

Por, pavarësisht formës së tmerrshme gjatë katër muajve të udhëhequr nga Julen Lopetegui dhe kërkimit të tyre për një trajner tjetër, Florentino Perez thotë se askush nuk duhet të ketë dyshime në kualitetin e Madridit.

“Ne kemi në skuadër që ka vërtetuar se është në gjendje për të fituar gjithçka që është e mundur”, ka thënë Florentino Perez në një event për përkujtimin e anëtarëve të Real Madridit.

“Dua të deklaroj se të gjitha shënjestrat tona për këtë sezon vazhdojnë të jenë të paprekura”

“Ne jemi duke përjetuar një nga fazat më të jashtëzakonshme në histori të Real Madridit. Ne duhet ta vlerësojmë këtë dhe atë që ne jemi duke e arritur”

“Kjo skuadër ka fituar thuajse gjithçka. Ne kemi arritur të shkruajmë një histori që praktikisht është thuajse e pamundur për tu arritur: ngritja e tre trofeve radhazi në Ligë të Kampionëve dhe katër gjithsej brenda pesë sezoneve”

Ndeshja mes Real Madridit dhe Valladolidit në Bernabeu vazhdon të jetë ende pa gola./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme