Xherdan Shaqiri thuhet të jetë shfaqur si shënjestër e Real Betisit.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ka impresionuar nga “Redsat” qysh pasi iu bashkua atyre nga Stoke City gjatë verës pavarësisht se ka bërë vetëm dy paraqitje deri tani në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka luajtur si një zëvendësues i Mohamed Salahs dhe Sadio Manes në krah, por ka arritur të jetë i pranishëm në fushë në nëntë raste deri tani këtë sezon duke shënuar madje edhe një gol në Premierë Ligë.
Bazuar në një raport nga ‘talkSport’, ai tashmë ka ngjallur interesim te Betisi, i cili thuhet se dëshiron të sjellë atë në fund të sezonit në La Liga.
Thuhet se skuadra e Jurgen Klopp është duke kërkuar transferimin e Muniainit në Anfield falas gjatë verës duke i krijuar garë ndaj tij për pozitë në skuadër.
25-vjeçari ka bërë mbi 350 paraqitje te Bilbao qysh pas depërtimit te skuadra e parë në moshën 16 vjeçare dhe tashmë ka shënuar katër gola këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se Liverpooli arrin të siguroj shërbimet e shënjestrës së tyre afatgjate, Shaqiri do të mbetej si opsion i tretë për të marrë tutje urdhrat në Merseyside.
Gazeta spanjolle ‘El Gol Digital’ ka raportuar se Klopp do të sakrifikonte 27-vjeçarin në mënyrë për të garantuar nënshkrimin me Munianin nga skuadra baske.
Po ashtu, mësohet se skuadra nga Serie A, Napoli, është duke vëzhguar reprezentuesin e Spanjës.
Shaqiri ka realizuar golin e tij të parë te Liverpooli javën e kaluar gjatë fitores 4 me 1 në Anfield kundër Cardiffit./arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë