Interi dhe Genoa kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin San Siro në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët e këtij takimi do të presin skuadrën nga mesi i tabelës – Genoan që ka humbur pesë ndeshjet e tyre të fundit në Inter dhe nuk i ka mposhtur ata në San Siro që nga sezoni 1993/94 (tri barazime dhe 12 disfata brenda të gjitha kompeticioneve).
Shtatë fitoreve rresht të Interit brenda të gjitha kompeticioneve iu erdhi fundi me disfatën 2 me 0 në Barcelonë. Por, pas gjashtë fitoreve radhazi në Serie A pas suksesit gjithashtu të hënën me fitoren 3 me 0 ndaj Lazios, Interi gjen vetën në pozitën e dytë në tabelë (shtatë fitore, një barazim, dy humbje) me vetëm gjashtë gola të pranuara – më së paku në divizion.
Katër nga këto gjashtë gola ata i kanë pranuar në shtëpi, megjithëse ata kanë mbajtur portën e pastër në dy ndeshjet e fundit. Vetëm Torino ka shënuar më shumë se një herë kundër Interit në ligë këtë sezon (2 me 2), ndërkohë që dy disfatat e tjera kanë përfunduar me rezultat 1 me 0.
Genoa nga ana tjetër gjenden në pozitën e 11-të me katër fitore, dy barazime dhe katër humbje. Pavarësisht pikëve befasuese që morën si mysafirë ndaj Juventusit, Genoa ka pasur probleme të mëdha në takimet si mysafirë dhe ka humbur shtatë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A larg shtëpisë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 15:00./arbresh.info/
📋 | Our line-up for #InterGenoa! 👇#FORZAINTER ⚫️🔵 #InterIsHere pic.twitter.com/s3uqttPhe1
— Inter (@Inter_en) November 3, 2018
📋 La formazione del Grifone per #InterGenoa 🔴🔵 pic.twitter.com/WbrRCgvshI
— Genoa CFC (@GenoaCFC) November 3, 2018
AGK-ja sot publikon raportin vjetor ‘Treguesit e nivelit të ...
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit