Google ADS

Ngjarja në Bularat, kryepolici Veliu informon homologët grekë

12:26 | 3 Nëntor 2018
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka pritur këtë të shtunë në takim një delegacion të policisë greke.

Sipas asaj që njofton vet institucioni i Policisë së Shtetit, në takim është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen, por edhe për një çështje të nxehtë të ditëve të fundit.

Me përfaqësuesit e palës greke, Ardi Veliu ka shkëmbyer informacion mbi operacionin e zhvilluar nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë shtetasi grek Kostandinos Kaçifas, transmeton Top Channel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme