Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan, Ted Poe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim me kongresmenin amerikan, Ted Poe.
Në bisedë me të, Vuçiq ka përmendur rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Kosovën nëpërmjet dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ai po ashtu ka mirëpritur gatishmërinë e administratës amerikane që të qëndrojë e hapur dhe e gatshme t’i mbikëqyrë të gjitha propozimet, në mënyrë që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë në arritjen e kompromisit, ka njoftuar zyra për informim e presidentit serb, përcjell lajmi.net.
Komgresmeni Poe ka mbështetur qëndrimin që Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në arritjen e marrëveshjes mes vete.
Ai po ashtu ka theksuar se ka përcjell thirrjen e Vuçiqit tek presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që ta vizitojë Serbinë.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...