Në Shqipëri, presidenti, Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm, Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri, Edi Rama.
Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Vitin e shkuar, ish-presidenti, Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë.
Me një lëvizje surprizë, kryeministri, Edi Rama, ka njoftuar nëpërmjet Twiterit dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe emërimin e zëvendësuesit të tij, gjeneral Sandër Lleshi me 27 tetor 2018.
Tepër befasuese është “braktisja” e misionit nga Xhafaj, por më shumë është emri i zgjedhur nga Rama për të drejtuar dikasterin më të rëndësishëm të qeverisë, që është goditur në dy mandate nga skandalet e narko-trafikut dhe lidhjet e ministrave me bandat e drogës.
Lleshi ka një karrierë të gjatë si ushtarak dhe prej 2013-ës ka qenë i përzgjedhuri i kryeministrit si këshilltar për çështjet e Mbrojtjes. Asokohe kur e prezantonte, Rama tha se emrin e Lleshit e kishte dëgjuar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare./gazeta-Shqip.com
Ursula von der Leyen nesër në Prishtinë, pritet nga kryemini...
Kryesia e Kuvendit të hënën me mbledhje, në rend dite projek...
“Nxënësit po përgjumen”, mësuesja në Tiranë alarmon se po pë...
“Përfitoi 40 mijë euro”, Gjykata merr një vendim për personi...
A mund të bëjë për vete votuesit ruralë kandidati demokrat p...
Policia ndalon një person pasi tentoi të fuste ilegalisht rr...