Në mesin e numrit të madh të të interesuarve për të ikur në Gjermani, nuk janë të gjithë të papunë.
Ka edhe punëtorë të kualifikuar që mezi presin një rast ta lëshojnë Kosovën, raporton KTV.
Besim Qelaj punon inxhinier i ndërtimtarisë, por fatin po e provon në Gjermani.
Sikurse Qelaj, qindra qytetarë po ua mësyjnë agjencive ndërmjetësuese për punësim jashtë vendit.
Si shpresë për ndaljen e karvanit të largimit të madh të fuqisë punëtore, është rritja e pagës minimale.
Një propozim u hodh janar të këtij viti, por në asnjë mbledhje të qeverisë nuk u diskutua.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tregon se nuk i di arsyet e ngecjes së procesit.
Në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se rritja e pagës minimale te sektori privat është e domosdoshme.
Reçica tregon se në propozim parashihej që paga minimale të pësojë rritje.
Kohavisioni ka kërkuar sqarime nga Zyra e Kryeministrit, por që nuk kanë thënë arsye.
E me projektligjin për buxhetin e vitit 2019, janë paraparë rritje për shpenzimet e luksit.
Është rritur shuma e destinuar për mallra dhe shërbime për 71 milionë euro, mijëra euro për vetura, orendi e rinovime.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...