Tri mitet rreth tradhtisë të cilat duhet të ndaloni së besuari

08:43 | 3 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pikë së pari, një herë tradhtarë, jo gjithmonë tradhtarë – dhe ky është vetëm një nga mitet e shumta që i keni dëgjuar për tradhtinë.

Për shkak se çdo njeri ka potencial të ketë një aferë, ka shumë informacione mbi këtë temë sa nuk mund të saktësohet diçka, siç është arsyeja se përse dikush tradhton, transmeton Telegrafi.

Mërzia në lidhje, dëshira seksuale, dëshira emocionale, shuajtja e lidhjes, emocione të reja e shumë tjera janë disa prej arsyeve se përse njerëzit tradhtojnë, dhe këto varen nga personaliteti i individit, historia, aftësia për ta menaxhuar stresin emocional, konfliktet, etj.

Shumica e njerëzve supozojnë se tradhtia ka të bëjë vetëm me një gjë: me seksin.

Qartësisht, kjo nuk është e vërtetë!

Sidoqoftë, më poshtë i keni të listuara disa prej miteve më të zakonshme të cilat ekspertët thonë se duhet të ndaloni së besuari.

Meshkujt tradhtojnë më shpesh. Ndonëse statistikat në të kaluarën kanë treguar se meshkujt kanë qenë më të prirë sesa gratë të tradhtojnë, tani më nuk vlen kjo. Të dy gjinitë tradhtojnë thuajse saktësisht njëjtë.

Tradhtarët nuk e dashurojnë partnerin. Shumica e tradhtarëve nuk janë të interesuar të ndahen nga partneri, thjesht dëshirojnë diçka të re kah aspekti seksual, por kjo nuk nënkupton se nuk e dashurojnë partnerin.

Tradhtia është vetëm fizike. Megjithëse mund ta ndërlidhni tradhtinë me seks, partneri faktikisht mund ta definojë tradhtinë edhe krijimin e ndjenjave emocionale për dikë tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme