Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka njoftuar të premten për nisjen e procedurave ashtu që të zbatojë sanksione ekonomike për operatorët që nuk kanë ndërprerë përdorimin e kodeve të huaja telefonike.
Duke iu bërë thirrje operatorëve të telefonisë në Kosovë për të zbatuar në plotësi kodin telefonik të Kosovës +383 dhe të eliminojnë kodet tjera të huaja, bordi i ARKEP-it ka vendosur që nëse një gjë e tillë nuk ndodhë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm atëherë kompanitë do të ndëshkohen me pagesë mujore prej 10,000 eurove në muaj.
Ndonëse më herët ky Rregullator kishte caktuar 31 tetorin e këtij viti si afatin e fundit për zbatimin e kodit telefonik shtetëror, kompanitë telefonike që operojnë në Kosovë, duhet se kanë pasur probleme me zbatimin në tërësi të këtij kodi.
Të dhënat e Qeverisë së Kosovës kanë treguar se kostoja e përgjithshme e shkaktuar deri më tani nga mungesa e kodit telefonik ka arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Kodi shtetëror telefonik i është ndarë Kosovës në dhjetor të vitit të 2016 nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve (ITU).
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...