Në fundjavë mbetet mot i ngrohtë, me vranësira dhe diell.
2.11.2018 – Edhe ditëve të fundjavës rajoni ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike si dhe masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojnë të favorizojnë mot stabil dhe më të ngrohtë për këtë periudhë kohore.
Mirëpo, masa të ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor, gradualisht gjatë javës së ardhshme do të shtrihen edhe mbi vendin tonë duke zbritur lehtë temperaturat afër vlerave mesatare.
3.11 – Mot shumë i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
4.11 – Mot i ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.
5.11-6.11 – Në fillim të javës do të mbajë mot i mirë, të hënën me vranësira dhe intervale me diell, e ditën e martë priten kthjellime.
7.11 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, pas rritjes ditëve të fundit, gradualisht nga java e ardhshme do të zbresin pak rreth vlerave mesatare. Minimalet në fundjavë do të zbresin deri në 9C, e në fillim të javës deri në 4C, e maksimalet do të luhaten nga 21C deri në 24C, e më pas do të zbresin në 16C deri 19C, njofton IMHK.
Do të fyejë erë mesatare nga jugu-juglindja 2-6m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por mbetet mbi vlera normale.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...