Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës bastisnin bizneset në Prishtinë.
Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte transmetoi një reportazh të realizuar me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës në Prishtinë në luftën ndaj evazionit fiskal.
Bastisja e lokaleve të Prishtinës nga inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve se këto lokale nuk lëshojnë kuponë fiskalë dhe kanë parregullsi në trajtimin e punonjësve të tyre e gjithashtu parregullsi në pagesën e tatimeve.
Zyrtari i ATK-së Isen Lipovica ka treguar për emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ për veprimet dhe aktivitetet e këtyre kontrolleve.
“Sot priten me u ndërmarrë aktivitete në kuadër të trajtimit të prioriteteve tona deri në fund të vitit dhe në pajtim me planin operativ të punës do të zhvillohen aktivitete e quajtura vizita përmbushëse te tatim paguesit që ushtojnë veprimtarinë hoteliere kryesisht”, tha Lipovica.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto