Google ADS

Kjo vajzë është fejuar me një fantazmë, e planifikon të kenë edhe fëmijë

23:08 | 2 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Jeni kuriozë të dini si është të kesh si partner një fantazmë?

Një 30-vjeçare nga Bristol-i, e quajtur Amethyst Realm, ka treguar një histori aspak të zakontë në një emision mëngjesi. Ajo tregoi se ka hequr dorë nga partnerët meshkuj prej 11 vitesh dhe se preferon të ketë partnerë fantazma.

Amethyst ka rrëfyer se pas 9 muajsh që dilte me të dashurin e saj fantazmë, një djalë australian, ai i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Somerset. Ai i kërkoi të largohej pak nga grupi dhe i bëri pyetjen e propozimit.

Moderatorja e emisionit e pyeti se përse nuk mbante unazë fejese dhe Amethyst u përgjigj se i dashuri i saj është paksa përzgjedhës. Dhe e ka pasur të vështirë zgjedhjen e unazës. Por shtoi se për momentin janë duke planifikuar ceremoninë.

Ajo ka treguar se nuk di shumë për të dashurin e saj, përveçëse që ai është shumë i vjetër, i mençur dhe se ka shumë kohë që rri pranë saj. Amethyst thoshte që partneri i saj ishte në studio me të. Dhe ngaqë ai i shfaqej shpesh si një rreze drite e kishte pagëzuar me emrin Ray (rreze).

Ajo pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me partnerin e saj. Dhe se dëshironte që të kishin edhe fëmijë së bashku. Pasi beson se shtatzënitë e quajtura psikologjike janë të vërteta dhe ndodhin si shkak i ngjizjes së fëmijës me një fantazmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme