Google ADS

Avdullah Hoti: Një fjalë e Kryeministrit do ta ndalte Presidentin

22:13 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Avdullah Hoti, ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Thotë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është ai që do të mund të ndalte idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.

“Do të mjaftonte një udhëtim i kryeministrit të vendit që flet në emër të Qeverisë së Kosovës në Bruksel, dhe para zonjës Mogherini dhe zyrtarëve tjerë të lartë të BE’së ta tregonte vullnetin e Qeverisë së Kosovës që nuk dialogojmë për çështje të kufijve, dhe unë jam i sigurt që BE dhe vendet tjera menjëherë do ndaleshin”, deklaroi Hoti.

Ai shtoi se Qeveria është bashkë me presidentin Thaçi në këtë ide.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme