Google ADS

Moti i keq në Itali

22:30 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës

Moti i keq ka përfshirë sot pasdite jugun e Italisë, sidomos ishullin e Sardenjës, ku u shënua edhe viktima e parë.

Viktima, një turiste gjermane 61-vjeçare, ishte me familjarët kur u godit nga një rrufe.

Ngjarja ndodhi në lokalitetin e Nascas, në jugperëndim të Sardenjës.

Kjo vdekje e çon në 16 numrin e përgjthshëm të viktimave nga moti i keq në Itali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme