Asnjëherë në çfarëdo ngjarje nuk përton të flasë. Madje kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, zakonisht nuk i mungojnë as batutat. Por, Lladrovci refuzoi të flasë kur u pyet për zgjedhjet në degën e Drenasit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai nuk e pa të udhës të flasë as për partinë e re të Bekim Jasharit, mikut të tij të kamotshëm për çka është thënë se do t’i bashkohet.
Por, është dikush tjetër nga PDK që fletë për zgjedhjet e këtij subjekti në Drenas.
Ish-kryesuesi i Asamblesë të Drenasit, Naim Bazaj, ka shpallë kandidaturën për kryetar të kësaj partie në zgjedhjet e brendshme.
Bazaj që është kundërshtar i Ramiz Lladrovcit, nuk përjashton ndarjen e PDK-së në Drenas në rast se ky i fundit zgjidhet edhe kryetar partie.
“Nuk përjashtoj problemet…”.
Se mund të ketë ndarje e thotë edhe një ish-asambleist tjetër i PDK-së, Xhavit Drenori, i cili zgjedhjet në këtë parti i cilëson si farsë.
Drenori nuk e përjashton mundësinë që Ramiz Lladrovci t’i bashkohet iniciativës politike të Bekim Jasharit.
“Nëse nuk fiton ka me u bo kryetar i nismës së Bekim Jasharit…”
Partia Demokratike ka një kohë që ka shpallur zgjedhjet e brendshme, të cilat do të përfundojnë me Konventën Qëndrore që do të mbahet në muajin dhjetor.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...