Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka konfirmuar se një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zyrtarja e Policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.
Ajo ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rrugën Prishtine-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar per tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Më tutje, Ahmeti ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.
Ndryshe, dy veturat e aksidentuara janë një “Passat” dhe një “Mercedes”.
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë