Kryetari i LDK-së Dega në Mitrovicë, Safet Kamberi ka hapur bashkëbisedimin me struktura të Mitrovicës.
Sipas njoftimit për media, Kamberi ka bër të ditur që qëllimi i këtij takimi është njoftimi i strukturave për së afërmi me qëndrimet e LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka hapur debatin.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale i cili edhe pse ka qenë jo i dëshirueshëm, por LDK-në në Mitrovicë e sheh të fuqishme dhe shumë e suksesshme.
“Beqiri ka folur për qëndrimet e LDK-së për dialogun, korrigjimin e kufijve, formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve dhe një mori veprimesh të LDK-së, të cilat tashmë janë të njohura për publikun. Ai ka përmendur dokumentin për orientimet e LDK-së për dialogun, i cili pritet të miratohet në Këshillin e Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin për media.
Sipas komunikatës Beqiri poashtu ka thënë se institucionet kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për të shtyrë pëprara procese tejet të rëndësishme për vendin, dhe se sipas tij vendi duhet të shkoj në zgjedhje.
Ai gjithashtu kërkoj mobilizim maksimal dhe punë me të gjitha strukturat, që siç tha ai, LDK-ja të jetë fituese.
Deputetja, Vjosa Osmani, në këtë takim ka thënë që qëllimi i takimeve më shumë është të dëgjohen strukturat, propozimet, problemet dhe vërejtjet e tyre.
“Vendi është duke u zbrasur dhe jo vetëm, por edhe duke u zbehur partneriteti me miqtë tonë ndërkombëtar. Presidenti po e përkrahë ndarjen e territorit të Kosovës, veriun e Mitrovicës dhe LDK-ja me çdo kusht do ta mbrojë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Osmani ndër të tjerash ka thënë që është një koordinim i jashtëzakonshëm mes strukturave, Kryesisë dhe Grupit Parlamentar kur në pyetje janë çështjet nacionale, dhe se sipas saj një kauzë e tillë bën që bashkërisht të punohet dhe fuqishëm të mbrohet shtetësia.
Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së ka folur për temat më të rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik të vendit, arsimin, shëndetësinë dhe tema tjera urgjente që po prekin vendin.
Ai ka thirrë të pranishmit që këtë gjendje të rëndë ta shfrytëzojmë së bashku si energji dhe shkas për ndryshime pozitive në të ardhmen e afërt.
“Strukturat e degës së LDK-së në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e zbrasjes së qytetit të Mitrovicës prej shumë qytetarëve, prandaj kanë shprehur përkrahjen për qëndrimet e LDK-së dhe kanë kërkuar përkushtim dhe bashkëpunim maksimal për të mbrojtur kauzën për mbrojtje të shtetësisë”, thekson njoftimi.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...