Princesha Diana ishte xheloze në dadon e djalit të saj

19:04 | 2 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Princesha Diana është një figurë që vazhdon të admirohet nga mbarë bota, por mbi të gjitha ajo ishte thjesht një njeri që kishte emocionet e saj.

Në një dokumentar të ri të quajtur “Serving the Royals: Inside the Firm” zbulohet se Princesha Diana ishte xheloze për dadon e Princit Ëilliam, transmeton portal arbresh.info

Në dokumentar thuhet se Princesha ishte e bindur që të merrte dadon mbretërore Barbara Barnes, por që nuk e morri pasi djali i saj filloi të donte dadon.

Princi do të kërcente nga gëzimi kur shikonte dadon e tij dhe kjo marrëdhënie e ngushtë mes të dyve e ka shtyrë Dianën drejt xhelozisë.

“Diana ishte shumë xheloze  për dadot”, thuhet në dokumentar.

Princesha e Uellsit thuhet se u bë e çmendur kur Charles punësoi një dado tjetër, Tiggy Legge-Bourke, pas ndarjes së çiftit në vitin 1996. Tiggy vazhdoi të ishte një figurë e rëndësishme në jetën e djalit ndërsa mbante zi për vdekjen tragjike të nënës së tyre.

Në vitin 2011, Princi William ftoi dadon e tij të parë, Barbara në dasmën e tij. Ajo ishte e ftuara speciale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme