Google ADS

Arsenal – Liverpooli, derbi i madh anglez që vë përballë yjet shqiptarë

19:11 | 2 Nëntor 2018
Arbresh Info

Ndeshja më interesante e këtij vikendi në Premierë Ligë mes Arsenalit si nikoqir kundër Liverpoolit në Emirates mbrëmjen e së shtunës vendos përball yjet shqiptarë.

“Topçinjtë” nuk kanë humbur në tetë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, ndërsa “Redsat” nuk dinë për humbje deri tani këtë sezon dhe andaj pritet një ndeshje me kualitet të lartë mes tyre, transmeton portali arbresh.info. Por, ajo që e bënë edhe më interesante takimin është përballja mes yjeve shqiptarë – Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit (Arsenal) me Xherdan Shaqirin (Liverpool).

Skuadra e Unai Emery ka shënuar 24 gola brenda 10 ndeshjeve në Premierë Ligë këtë sezon, por Liverpooli ka pranuar vetëm katër brenda një numri të njëjtë.

Pesë ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë prodhuar 27 gola, megjithëse Arsenali nuk e ka fituar asnjërin prej tyre.

Ku fillon ndeshja Arsenal – Liverpool?

Ndeshja zhvillohet më 3 nëntor (e shtunë) dhe nis nga ora 18:30 në Emirates.

Lajme rreth skuadrave

Arsenali ka një numër të madh lojtarësh të lënduar në mbrojtje, ku Hector Bellerin është duke pasur probleme, ndërsa Sokratis, Nacho Monreal, Sead Kolasinac dhe Laurent Koscielny nuk janë plotësisht të gatshëm, transmeton portali arbresh.info.

Matteo Guendouzi është gjithashtu i suspenduar për “Topçinjtë”, ndërsa Liverpooli do të jetë në mungesë Jordan Hendersonit dhe Naby Keitas në mesfushë.

A do të jenë startues yjet shqiptarë?

Duke marrë parasysh problemet me mbrojtje të skuadrës nikoqire, Granit Xhaka pritet të jetë sërish i vendosur në krahun e majtë të mbrojtës së bashku me Shkodran Mustafin në zemër të departamentit defanziv.

Sa i përket Xherdan Shaqirit, Jurgen Klopp do ta ketë me të vërtetë të vështirë për të lënë yllin nga Gjilani në bankinë duke marrë parasysh formën e tij impresive./arbresh.info/

Të ngjashme