Ditë më parë këngëtari i mirënjohur italian, Andrea Bocelli kishte publikuar duetin me këngëtaren shqiptare Dua Lipa.
“If Only” është kënga e tyre e re, që sot është publikuar edhe me videoklip.
Legjenda e muzikës italiane, Andrea Bocelli,legjenda e muzikës italiane së shpejti do të sjell në treg albumin e tij më të ri.
Pjesë e këtij albumi do të jetë edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, shkruan portali arbresh.info
Dua Lipa dhe Andrea Bocelli do të vijnë për publikun me një duet tejet të veçantë, “If Only” titullohet bashkëpunimi i tyre, që njëherësh është kënga e katërt e albumit të këngëtarit, që do të mbajë titullin “Si”.
Ky bashkëpunim mes dyshes është përcjell nga kamerat e BBC Radio 2, e ndërsa është publikuar një pjesë e këngës gjatë regjistrimit.
“If Only” do të jetë një këngë e cila do të përmbajë vlera artistike, pasi Bocelli njihet si një prej muzikantëve me zërin më të veçantë në shtetin italian dhe kombinimi me artisten tonë të talantuar sigurisht që do të dalë një perfeksion .
Ndryshe, 23-vjeçarja nga Kosova, vetëm pak ditë më parë ka sjellë edhe një tjetër bashkëpunim me grupin Black Pink, këngën e titulluar “Kiss and make up”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka marrë milion klikime në kanalin YouTube. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...