Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka vizituar Maqedoninë, ku ka thënë se janë zotuar që Forca e Sigurisë së Kosovës, të jetë faktor stabiliteti dhe ofrues i sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Ministri Berisha u prit sot në Shkup nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, ku është diskutuar për zhvillimet në Kosovë e Maqedoni, situatën e sigurisë, bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe për hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të qenë së ma afër realizimit të qëllimit për integrime euroatlantike.
Gjithashtu, biseduan për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes dhe atë të sigurisë.
Krahas kësaj, ministri Berisha e përgëzoi Shekerinska lidhur me proceset e fundit pozitive në Maqedoni.
“Urova ministren Shekerinska për ratifikimin në Kuvend të Ligjit të marrëveshjes me Greqinë, ligj ky që i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian (BE) dhe organizmat tjerë ndërkombëtar’, tha ai.
Ministri Berisha, gjithashtu, e njoftoi ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë edhe për tri ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat siç u shpreh ai i hapin rrugë tranzicionit të FSK-së në Ushtri të Kosovës, për të arriturat e FSK-së, progresin dhe të arritur në këtë proces, si dhe për hapat që janë ndërmarrë në këtë fazë planifikimi të tranzicionit të FSK-së.
“Ne si Forcë e Sigurisë së Kosovës, jemi zotuar që do të jemi faktor stabiliteti dhe ofrues të sigurisë në rajon dhe më gjerë. Synimi ynë është anëtarësimi përfundimtar në NATO. Marrëdhëniet e shkëlqyera në mes Kosovës dhe Maqedonisë i konfirmon edhe vizita ime sot këtu. Maqedonia ka qenë gjithmonë dhe është partnerë i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se do të kemi përkrahjen e saj në rrugën e tranzicionit që e kemi përpara’’, tha ai.
Ministri Rrustem Berisha dhe ministrja Radmilla Shekerinska diskutuan edhe për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy ministrive në fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, stërvitjet e përbashkëta, planifikimin, arsimimin, trajnimet dhe fusha të tjera me interes të dyanshëm.
Në fund, Ministri Berisha ka falënderuar ministren Shekerinska për përkrahjen e saj në shumë fusha, duke nënvizuar arsimimin e kadetëve tanë në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë.
Ndërkaq, ministrja Shekerinska u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Ajo po ashtu shfaqi interesim lidhur me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe shprehu dëshirën për të vazhduar me traditën e takimeve të përbashkëta në mes dy ministrave përkatës të dy shteteve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...