Ai ka prodhuar një mori videosh për muzikë e tij përgjatë viteve, por tani ka kthyer talentin e tij në prodhim më të gjatë.
E Eminemi ka promovuar filmin e tij BODIED në mënyrë më të mirë të mundshëm, pasi rezervoi një kinema të tërë në Detroit për të lejuar fansat e tij të vendlindjes të shohin filmin pa para këtë fundjavë, transmeton portali arbresh.info.
Fenomeni reper ka marrë me qira një kinema të tërë për të premten dhe shtunën për ndjekësit e tij besnikë që të shohin komedinë e tij satirike, që ka të bëjë me botën e beteja të repit.
Këtë akt bujar, rep artisti e bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram.
Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Mathers, është bashkë-producent ekzekutiv i këtij filmi.
Në film luan Calum Worthy si Adam, një student i ri që është duke shkruar tezën e tij për betejat e repit, por përfundon duke gjetur pasionin për të rrugës.
Gjithashtu në film luajnë Jackie Long, Shoniqua Shondai, Walter Perez dhe Charlamagne The God./Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç