Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve Pajazit Pajaziti, nuk ia ka pranuar kërkesën kryeministrit Nikolla Gruevski, për ta shtyrë vuajtjen e dënimit me burg, njofton Makfaks.
Pasi Gruevski ta merr këtë vendim, do të ketë afat prej tre ditëve të dorëzojë ankesë në Këshillin prej tre gjykatësve. Këshilli më pas, gjithashtu në afat prej tre ditëve duhet të merr vendim nëse e pranon ose refuzon ankesën e Gruevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse refuzohet ankesa e Gruevskit edhe nga Këshilli prej tre gjykatësve, atëherë ai deri më 8 nëntor do të duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin.
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski javën e kaluar mori edhe aktin udhëzues nga Gjykata Penale dhe sipas aktit, më së voni deri 8 nëntor do të duhet të paraqitet në burgun e Shuto Orizares.
Përndryshe, Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin e PSP-së “Tanku”, i cili ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” në vlerë prej 600 mijë eurove.
Për rastin e njëjtë me gjashtë vite burg u dënua edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore