Niko Kovacit nuk i pëlqen përtacia e yjeve të klubit

12:19 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovaç ka qenë në krizë të rezultateve gjatë javëve të fundit në Bundesliga.

Edhe në sferën e spekulimeve sipërfaqësore, mediat gjermane bënin shaka se ekipi bavarez ishte shumë larg lojës së duhur si dhe lojtarëve nuk po u përshtatet strategjia e lojës së trajnerit kroat.

Megjithatë, gazeta gjermane Bild ka provuar të dëshmojë të vërtetën se ku qëndron problemi kryesor dhe se u arrit në përfundim se strategu nuk ka aq sa huhet autoritet te lojtarët si dhe se mungon homogjenizmi i lojtarëve.

Bild pretendon se Kovac se dy javë më parë urdhëroi që të gjithë lojtarët rezervë të bëjnë nxehjen e duhura në ndeshjen me Wolfsburgun.

https://twitter.com/iMiaSanMia/status/1058110764463153152?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1058110764463153152&ref_url=https%3A%2F%2Fen.onefootball.com%2Fniko-kovac-is-done-with-being-nice-to-his-bayern-munich-players%2F

Megjithatë, Jerome Boateng dhe Franck Ribery, pas disa minutash – me sa duket për shkak të një rebelimi – refuzuan të bindeshin dhe injoruan ngrohjen. Për më tepër, francezi shkoi dhe u ul tek tabela e reklamës.

Sipas pretendimeve të gazetës gjermane, trajneri 47-vjeçar ka humbur respektin dhe vazhdimisht u bërtet lojtarëve në dhomën e zhveshjes.

Gjithashtu, në marrëveshje me drejtuesit e klubit, ka prezantuar një rregull të ri teksa thuhet se të gjithë lojtarët duhet të ngrohen tërësisht deri para ndeshjes, e cila deri më tani ka qenë praktikë vetëm për formacionin startues.

Ndryshe, Bayerni gjatë fundjavës do të jetë nikoqir para shikuesve të vetë i skuadrës së Freiburgut. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme