Google ADS

Punëtorët e Universitetit të Prizrenit paralajmërojnë grevë

11:35 | 2 Nëntor 2018
arbresh.info

Sindikata e Punëtorëve të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, u bënë thirrje organeve drejtuese të universitetit, dekanateve, Senatit, udhëheqësisë së administratës dhe Këshillit Drejtues, që “të mos bien pre e grupacioneve minore të izoluara që po mundohen përmes intrigave të krijojnë një situatë anarkike për realizimin e interesave primitive duke bllokuar punën e universitetit.”

Sipas sindikatës, për stafin akademik dhe punëtorët e administratës është i pranushem në pozitën e rektorit çdo profesor që i plotëson kriteret e caktuara sipas konkursit të shpallur, dhe që paraqet vullnetin e anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa linçimet janë të papranueshme, shkruan arbresh.info.

“Studentët e universitetit gëzojnë respekt si brenda ashtu edhe jashtë dhe kanë treguar rezultate të shkëlqyera dhe nuk duhet të jenë imazhi i tyre një grup i vogël  i studentëve që  nuk dihet se çka po dojnë. Studentët kanë të drejtë të protestojnë për çështje të caktuara, por nuk është punë e tyre kush duhet të jetë rektori i UPZ-së,” thuhet në një reagim të sindikatës.

Sipas tyre, Ministria e Arsimit, Qeveria dhe Parlamenti duhet t’i shfrytëzojë të drejtat dhe obligimet ligjore që kanë për të zgjidhur situatën anarkike në Universitetin e Prizrenit.

Ata do të kërkojmë nga Këshilli Drejtues dhe MASHT, që nëse vazhdon kjo situatë të shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme, që të zgjedhen organet e reja në të gjitha nivelet, pasi që situata në të cilën gjendet UPz, është një argument se zgjedhjet e fundit nuk kanë prodhuar organe legjitime të cilat edhe po përdhosin dinjitetin e punonjësve dhe po avancojnë joprofesionalizimin dhe injorancën, përjashtimishtë.

Nëse një situatë e tillë vazhdon edhe metutje, ata kanë paralajmëruar veprime sindikale duke hyrë edhe në grevë që nga java e ardhshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme