Manchester Unitedi thuhet se pyeti Juventusin rreth mbrojtësit të tyre, Joao Cancelo, por u refuzuan duke thënë se ai nuk është në shitje.
Portugezi u bashkua me Bianconerët nga Valencia në një marrëveshje 40 milion euro këtë verë.
Kjo pasi skuadra tjetër italiane, Interi, nuk shfrytëzoi mundësinë për të blerë përfundimisht portugezin pas marrëveshjes së huazimit.
Sipas asaj që njofton Tuttosport këtë mëngjes, Jose Mourinho është një admirues i madh i bashkatdhetarit të tij.
Special One shtyu bordin drejtues të Djajve të Kuq për të nënshkruar me atë.
Kishte diskutime fillestare në të cilat Unitedi kërkoi informacion, por Juve e bëri të qartë se Cancelo nuk është në shitje në janar apo verën e ardhshme.
Për Cancelon ka shprehur interesim edhe Barcelona pasi dëshiron të gjej një zëvendësues afatgjatë për Dani Alvesin e larguar para dy sezonesh. /Telegrafi/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...